Plani i fundit i Kosovës mbi termocentralin do të shkelte standardet e BE-së për konkurrencën në treg

Blog: IEEFA dhe KOSID 
https://goo.gl/mFNyuo  

Shpallja e fundit e qeverisë së Kosovës për një kontratë me zhvilluesin nga SHBA ContourGlobal për të ndërtuar një termocentral të ri me qymyr në Prishtinë, duket të jetë në kundërshtim me rregullat europiane për ndihmë shtetërore. 

Marrëveshja, e cila i ofron ContourGlobal një kontratë pa tender për ndërtimin e një termocentrali 450 megavat (MW) që do të djegë linjitin e prodhuar në vend, efektivisht shërben si një pengesë ndaj konkurrencës me teknologjitë e energjisë së rinovueshme me kosto të ulët.

Marrëveshja prej 269 faqesh, të cilën qeveria pas presioneve nga shoqëria civile e ka publikuar në faqen e saj të internetit, përfshin një kosto të konsumit "të synuar" për energjinë elektrike të termocentralit prej 80 euro për megavat orë (MWh). Megjithatë, ky numër nuk do të mbulonte kostot totale, të cilat në kontratë duket se bazohen në llogaritjet që kërkojnë 22 faqe për të shpjeguar (faqet 170-192). Dokumenti nuk ofron përgjigje për këto formula, duke lënë pasiguri të konsiderueshme se çfarë një termocentral i tillë do të kushtonte me të vërtetë.

Ky është një propozim i dyshimtë që i kujton propozimet e ngjashme të mëparshme të hulumtuara nga Instituti për Analiza Financiare dhe Ekonomike të Energjisë (IEEFA). Në mes të propozimeve të mëparshme, ishte edhe një propozim i vitit 2016 që gjithashtu përfshinte CountourGlobal që kurrë nuk u realizua, dhe IEEFA konkludoi se do të rrezikonte të gjithë ekonominë e Kosovës duke gjeneruar energji elektrike shumë të shtrenjtë dhe do të krijonte një barrë të madhe borxhi. Nuk ka arsye të mendohet që këto rreziqe janë ndryshe me këtë marrëveshjen e re.   

Kontrata mbron ContourGlobal, duke garantuar jo vetëm rimbursimin për një shumëllojshmëri të kostove nga lëndët djegëse në taksat e korporatës, por edhe kthim në investim prej 18.5 për qind. Kontrata përfshinë mbrojtje minimale për Kosovën.

Një alternativë më e mirë: hapja e tregut ndaj konkurrencës dhe lejimi i prodhimit të energjisë që merr parasysh përballueshmërinë, sigurinë e furnizimit dhe mjedisin.

Dokumenti, i njohur formalisht si Marrëveshja për Blerje të Energjisë (Power Purchase Agreement PAA), siguron ContourGlobal mbi "pagesat e energjisë", "pagesat fikse (availability payments) dhe "pagesa shtesë". E para do të mbulonte kostot operative të termocentralit, duke përfshirë lëndët djegëse (duket se këto të ardhura do të vinin nga norma e konsumatorit prej 80 euro / MWh).

Pagesat fikse (availability payments) do të mbulonin numrat fikse, duke përfshirë kthimin e kapitalit të ContourGlobal dhe pagesat e interesit. "Pagesat shtesë" do të mbulonin shërbimet ndihmëse për të balancuar rrjetin e energjisë. Ajo se çfarë këto kosto mund të jenë me të vërtetë nuk janë shkruar në detaje.

Marrëveshja për Blerje të Energjisë i jep Kosovës disa mbrojtje të kufizuara. Nëse termocentrali nuk funksionon, ContourGlobal nuk paguhet. Nëse termocentrali nuk plotëson një disponueshmëri të caktuar minimale, ContourGlobal do të penalizohet deri në € 4 milion në vit. Nëse termocentrali dështon të arrijë “kufirin e tij teknik” të kërkesës, kompania do të penalizohet deri në 2 milionë euro në vit.

Andaj, është e rëndësishme që këto dënime të përcaktohen/kufizohen. Dhe duhet theksuar se ato janë para së gjithash kontradiktore nga shpërblimet potencialisht më të mëdha për zhvilluesin, që përfshijnë një bonus prej 20 për qind nëse termocentrali shkon mbi një prag të caktuar. Ndëshkimet janë gjithashtu të vogla në krahasim me të ardhurat potenciale vjetore prej € 260 milion (duke supozuar një faktor kapaciteti 8 për qind dhe norma 80 € / MWh).

Mbrojtjet e mëdha favorizojnë zhvilluesin. Dhe ato shpalosin pyetje me konflikt interesi. Emri i firmës ligjore nga SHBA-të Hunton & Williams paraqitet dukshëm në kontratë, dhe nëse kjo firmë ligjore është hartuesi i vetëm, publiku i Kosovës me të drejtë do të dëshironte të dinte se kush pagoi për atë.

Edhe pse një pjesë e qëllimit të qeverisë së Kosovës këtu është ndoshta tërheqja e investimeve të huaja në një vend që shihet si me rrezik të lartë, sigurisht që qeveria mund të marrë një marrëveshje më të mirë për konsumatorët sesa kjo.

JO VETËM QË KJO MARRËVESHJE DUKET KEQ PËR KOSOVËN, gjithashtu duket se përbën atë që njihet si "ndihmë e paligjshme shtetërore" sipas standardeve të Bashkimit Evropian, e që duhet të përfshihet në diskutim sepse Kosova është një vend që aspiron të jetë anëtar i BE-së.

Pagesat fikse (availability payments) në këtë kontratë thyejnë udhëzimet e BE-së të publikuara së fundmi, të cilat kërkojnë që pagesat e tilla të jenë konkurruese dhe teknologjika neutrale, të përfshijnë interkoneksionin, dhe të jetë zgjedhja e fundit - pas liberalizimit të tregut të energjisë, i cili ka për qëllim nxitjen e konkurrencës.

Këto pagesa gjithashtu do të kufizonin opsionet e rrjetit elektrik të Kosovës për 20 vjet, pasi Pagesat fikse (availability payments) (të cilat mbulojnë të gjitha kostot fikse, përfshirë borxhet dhe kostot e kapitalit dhe kthimet) do të paguhen pavarësisht nëse energjia elektrike ofrohet. Kjo do t'i jepte një avantazh termocentralit të qymyrit, duke e kthyer në absurditet pretendimin e fundit të qeverisë së Kosovës që 2018 do të jetë "viti i energjisë së gjelbër" në një vend që tashmë është 98 përqind i varur nga thëngjilli për prodhimin e saj të energjisë elektrike.  

Ekziston një mundësi shumë më e mirë thjeshtë në hapjen e tregut ndaj konkurrencës dhe mundësimin që qeveria e Kosovës të zhvilloj forma të shumta të prodhimit të energjisë që marrin parasysh përballueshmërinë, sigurinë e furnizimit dhe ndikimet mjedisore.

Qeveria do të bënte mirë të hapte kushte të kontratës, si ato që i ofron ContourGlobal, për të gjitha format e teknologjive të gjenerimit të energjisë. Dhe kjo mund të krijojë reduktime të kostos me anë të ankandeve konkurruese, një qasje që ka punuar mirë në të gjithë botën për të ulur çmimet e erës dhe të diellit.

Gerard Wynn është një konsulent financiar i energjisë në IEEFA. Visar Azemi është koordinator i Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID)

Artikuj të tjerë