KOSID, njëri ndër organizatorët e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë

Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, është konferencë e nivelit të lartë e cila do të mbahet nga data 30 Maj deri me 05 Qershor 2018, në Hotel Emerald.

E organizuar si bashkëpunim i Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Përfaqësuesen e Posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë / Zyrën e Bashkimit Evropian (EU/EUSR), dhe Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ), kjo konferencë do të përmbajë panele, diskutime, intervista dhe tryeza të rrubullakëta.

Zyrtar, ekspert,aktivist dhe organizata te shoqërisë civile do të janë të pranishëm për të diskutuar tema si ndotja e ajrit, menaxhimi i ujërave dhe mbeturinave, tranzicioni i energjisë, ndryshimet klimatike dhe shumë tema të tjera.

Ngjarja organizohet paralel me Javën Evropiane të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2018, nga 30 maj – 5 qershor 2018.

Gjithashtu, përgjatë Javës do të Zhvillohet edhe Festivali i Filmit Mjedisor, ku shfaqja e filmave do të bëhet në disa prej qyteteve të Kosovës me qasje falas për publikun.

Klikoni këtu për t'u informuar në kohë rreth eventit, dhe shfaqjes së fimave.

Artikuj të tjerë