KOSID: Të përmbushen kërkesat e peticionit ose demonstrata

Konzorciumi i Organizatave i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), kërkon nga ligjvënësit që ta fus në rend të ditës sot, peticionin e 33 mijë qytetarëve të Kosovë me kërkesat mbi çmimin e energjisë elektrike. Në të kundërtën nuk përjashtojnë mundësin e thirrjes për bojkotim të pagesës së faturave të energjisë elektrike e as demonstratat.

Këtë e kanë bërë të ditur në një konferencë për media përfaqësues të KOSID, ku u tha se peticioni i 33.000 qytetarëve i obligon deuptetët dhe kërkon nga ta që të marrin veprimet lidhur me kërkesat e tyre, siç janë rekomandimi i ZRrE-së të anulojë vendimin e saj të vitit të kaluar për rritjen e çmimit të energjisë, shkarkimin e anëtareve të Bordit të ZRrE-se, të obligojnë Qeverinë që të sjellë në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, ku do të largohej TVSh prej 16% nga fatura e energjisë elektrike.
Po ashtu, kërkesë tjetër është që Kuvendi i Kosovës të anulojë vendimin e saj dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për rentën prej 3 euro për ton qymyri të shfrytëzuar, si dhe të obligoj Qeverinë që të sjell në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, sipas së cilitdo të obligohet ZRrE të ndryshojë rregullat për vendosjen e çmimeve.

Kushtrim Puka, nga KOSID ka thënë se mos ndërmarrja e hapave konkret në këtë rast është një indikatorë shtesë që kuvendi dhe qeveria nuk po ndërmarrin asgjë në raport me atë se çka është vullneti i qytetarëve por po thirren në qëndrimet e tyre politike.

Puka: Bëjmë apel tek secili deputetë

“Kështu që sërish po bëjmë apel te secili deputet sot në Kuvendin e Kosovës që të mënjanoj qëndrimet partiake dhe politike. Mirëpo të thirren në parimin edhe obligimit që i kanë ndajë qytetarëve të Kosovës të cilët i kanë zgjedhur si përfaqësues të tyre në Kuvend edhe të diskutohet, edhe të vendoset për peticionin në tërësi”, ka thënë Puka.

Puka ka thënë se do të presin vendimin se çfarë do të merret sot, në të kundërtën do të marrin hapat e mëtutjeshme.

Puka:Nuk përjashtojmë mundësin e demonstratave

“Ne duhet që ta diskutojmë varësisht prej vendimit që do të merret ose nuk do të merret sot në seancën e kuvendit. Kështu që pasi që të përfundon seanca nëse nuk është ndërmarrë asgjë, ne menjëherë do të vazhdojmë me diskutimin edhe me hapat e radhës. Mirëpo nuk e përjashtojmë as mundësinë e thirrjes për bojkotim të pagesës së faturave të energjisë elektrike, edhe as për demonstrata të qytetare“, ka thënë Puka.

Rinora Gojani nga KOSID, ka bërë thirrje tek deputetët që të kenë parasysh edhe propozimin për ndryshimin e ligjit për ZRRE-në.

Gojani: Të ndryshohet ligji për ZRrE-në

“Ju bëjmë thirrje deputetëve që ta kenë parasysh, është edhe propozimi për ndryshim për ligjin për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë , sipas të cilit duhet të obligohet që ZRrE-jame ndryshua rregullat për vendosjen e çmimeve. Po ashtu përmes këtij ligji të ZRRE-së kuvendi duhet me e obligua bordin e ZRRE-së që përveç ndryshimeve të rregulloreve për vendosjen e çmimeve ta aprovoj një rregullore tjerët me mënyrën e përllogaritjes së gjendjes së sociale edhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë në Kosovë”, ka thënë Gojani.

Ndryshe, KOSID ka kohë që ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, peticionin me 33 mijë nënshkrime të qytetarëve me kërkesa të cilat kanë kaluar nga një komision parlamentarë në tjetrin, duke mos u marrë asnjë vendim i mëtutjeshëm për këtë rast.

http://botasot.info/kosova/404718/kosid-te-permbushen-kerkesat-e-peticionit-ose-demonstrata/

Artikuj të tjerë