Rreth nesh

KOSID është një koncorsium i organizatave liderë të shoqërisë civile në Kosove, prej think-tankve dhe organizata të medieve të pavarura, deri tek organizatat të cilat punojnë me komunitete lokale. Te gjithë organizatat anëtare punojnë drejte zhvillimi të qëndrueshëm të Kosovës. Ideja ka qene të bashkohemi nën një kulm dhe të përdorim aftësitë specifike të çdo organizate për të qenë më efiqent në ngritjen e debateve të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

Qëllimi kryesor i koncorsiumit është të ngrite debate dhe të adresoj sfidat e zhvillimit në Kosovë. Përmes hulumtimeve dhe kapaciteteve të shpërndarëse në dispozicion brenda koncorsiumit, KOSID është mirë i vendosur që të mësoj mbi çështjet e politikave zhvillimore dhe të advokoj për një politikëbërje më të mirë dhe në konsultim me të gjithë hisedarët.

Momentalisht, ne jemi aktivisht të qasur në debatet mbi politikat energjetike të Kosovës. Sektori i energjisë në Kosovë ka që mbi një dekade që është i çrregulluar. Strategjitë momentale të cilat adresojnë sektorin energjetik janë kryesisht të fokusuara në ndërtim të një termocentrali të ri me linjit dhe minim më të madh të linjitit Kosovar. Si pjese a kampanjës tone Jo Qymyr te Ri – Një e Ardhme më e Sigurt ne argumentojmë që ka alternativa energjetike më inteligjente për Kosovën. Ato kanë nevojë të hulumtohen përpara se të merren vendime për termocentrale të reja, që të sigurohet që zhvillimi ekonomik i Kosovës të mos shkaktoj më shumë dëme se të mira.

Jo qymyr të ri – Një e ardhme më e sigurt